Mundësit Shala dhe Sopa pësojnë humbje në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

27 qershor 2022 | 13:04

Egzon Shala dhe Alban Sopa kanë garuar sot në garat e mundjes në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Të dy mundësitë tanë pësuan humbje. Egzon Shala u mund nga Ercan Salim, në çerekfinalen e kategorisë -125 kilogramë, ndërsa Sopa humbi nga Jacopo Masotti i Italisë, në çerekfinalen e kategorisë -74 kg.

Të dy garuesit e Kosovës mund të garojnë edhe nesër, nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas marrjes…