Mungesa e deputetëve, Tahiri akuzon pozitën: Jemi në një kaos parlamentar

19 prill 2023 | 13:50

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për dështimin e miratimit të projektligjeve.

Pas shtyrjes së seancës së sotme në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, Tahiri ka thënë se legjislativi tashmë është në një kaos parlamentar.

Ai ka thënë se partia në pushtet është e papërgjegjshme duke lënë më shumë se 50 pika të papërfunduara.

“Absolutisht jemi në një kaos parlamentar, jemi në një situatë kaotike që ka krijuar kjo mazhorancë dhe kjo qeveri”,  ka thënë ai.

Seanca e cila filloi sot në orën 10:00 është shtyrë për në orën 12:30, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte mbi 61 deputetë për të votuar pikat që janë në rend të ditës, pasi partitë opozitare janë deklaruar se nuk do t’ia bëjnë kuorumin mazhorancës./Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti  Ilir Mirena, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk…