Mungesë municionesh në Ukrainë, Kievi: Nëse s’na ndihmojnë, vende e tjera duhet të përgatiten për luftë

27 mars 2024 | 20:57

Ushtarët ukrainas në vijën lindore të frontit po presin ardhjen e municioneve. Ata thonë se që një përdorues artilerie të punojë normalisht u duhen të paktën 100 bomba në ditë.

Aktualisht ata kanë rreth 20. Franca ka deklaruar se do të dërgojë 78 mjete artilerie për të plotësuar nevojat e tyre.

“Ka gjithmonë mungesë municionesh. Ne kemi, por nuk ato nuk mjafton kurrë. Ndaj na duhet më shumë”, tha ushtari Vadym.

Ukrainës i nevojitet çdo mjet për të zmbrapsur Rusinë. Një fije shprese vjen nga industria e vogël, por në rritje e mbrojtjes, të cilën qeveria po e financon me rreth 1.4 miliard dollarë për ta zhvilluar.

“Ne prodhojmë municione për mortajat. Gjithashtu po përpiqemi dhe po avancojmë prodhimin e pajisjeve për dronë dhe municione dronësh”, tha Anatolli Kuzmin, pronar i një fabrike mortajash.

Sot, 80% e industrisë së mbrojtjes është në duart e privatëve. Krahasuar me vitin e kaluar, prodhimi i goditjeve të mortajës është 40 herë më i lartë.

“Ne po punojmë në mënyrë intensive për të rritur volumin e prodhimit. Ne komunikojmë me klientët dhe e kuptojmë impaktin që këto pajisje kanë në fushën e betejës dhe në të gjithë kursin e luftës”, tha Vladislav Belbas, drejtor i përgjithshëm i “Mburojës Ukrainase”.

Mungesa e fuqisë punëtore, por edhe burokracia janë problemet kryesore në Ukrainë. Ukrainasit thonë se Evropa duhet të mbushë vakumin nëse nuk do që lufta ta arrijë edhe atë.

“Nëse dorëzimi i artilerive vijojnë me këtë hap, atëherë të tjera vende duhet të përgatiten për luftë. Të tjera vendeve do t’u duhen të ngrenë llogore dhe të shohin djemtë të vdesin në luftë”, tha Volodymyr, lider toge.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetimi për shembjen e urës së Baltimores rritet me shpejtësi…