Mungon vetëm zyrtarizimi për kalimin e Romagnolit te Lazio

19 prill 2022 | 13:02

Transferimi i Alesio Romagnolit te Lazio duket një çështje e mbyllur. Negociatat po ecin në rrugën e duhur dhe së fundmi janë gjetur edhe marrëveshjet për detajet e vogla që e mbanin pezull.

E vetmja gjë që mungon tashmë është vetëm zyrtarizimi, por sipas të njëjtit burim ka edhe një datë se kur pritet të vijë komunikata e klubit. Alessio Romagnoli me Milanin e tij do të përballet më 24 prill me Lazion në një ndeshje që pritet të jetë shumë vendimtare për titullin kampion.

Pas kësaj ndeshjeje pritet të vijë edhe zyrtarizimi për kalimi e tij te klubi “bardhekaltër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një cisternë ruse në…