Munishi: Ballkani është skuadër më e fortë se Prishtina

28 shkurt 2020 | 18:37

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi një ditë para derbit me Prishtinën, ka thënë se skuadra e tij është më e fortë se kryeqytetasit.

“Për lojën brenda fushës pa modesti them se jemi skuadër e fortë por kemi respektin ndaj Prishtinës, sepse është skuadra më e trofeshme në vend dhe këtë edicion po tregon lojë cilësore, duke treguar edhe ngritje pas ardhjes së Dallkut, ku vërehet përmirësimi tek ta. Ne nuk do të frikësohemi dhe jemi optimist për këtë sfidë”, ka thënë Munishi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.03.2020 Punime nga KOSTT-i Gjakovë 1. Nga TS 110/35/10 kV…