Munishi, Challandesit: Disa lojtarë nga kampionati ynë mund të luajnë për Kosovën

25 nëntor 2019 | 22:17

Ismet Munishi beson se ka lojtarë cilësorë në IPKO Superligë që mund të luajnë në Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është i ftuari në emisionin ‘Rock n’Roll Football’, në TV Zëri.

Ai ka folur për tema të ndryshme, po ashtu edhe për mungesën e lojtarëve nga kampionati ynë në Përfaqësuese. Visar Bekaj është futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që vazhdon të jetë pjesë e Kosovës.

Munishi mendon se ka edhe futbollistë tjerë që mund ta përfaqësojnë Kosovën, por që kjo s’do të ndodhë deri në ndërrimin e trajnerit.

“Kur të ketë një përzgjedhës që e vlerëson dhe promovon Superligën e Kosovës do të ftohen futbollistët nga kampionati ynë”, ka deklaruar Munishi në ‘Rock n’Roll Football’. “Shembull që mund të luajnë për Kosovën janë Armend Thaqi, Blend Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha ashtu si edhe Kushtrim Gashi”, theksoi më tej Munishi.

“Gjithë skuadra ime më pëlqen por u ndala te kjo. Por, aty janë edhe Arbër Prekazi dhe Lapidar Lladrovci”, shtoi ai.

Ndër të tjera, ai foli edhe për mundësinë e kualifikimit në Euro 2020. Munishi beson se Kosova ka skuadër shumë më të mirë se Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia që gjenden në ‘play-off’ të Nations League andaj, ëndrra ende mund të bëhet realitet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Durrësit është lëkundur mbrëmjen e sotme nga një…