Munishi: Feronikeli, klubi i vetëm që nuk më ka mbetur borxh

18 dhjetor 2018 | 10:24

Trajneri Ismet Munishi ka thënë se skuadra e Feronikelit e ka paguar edhe tre muaj të tjerë pasi është larguar pasi e ka ndërprerë bashkëpunimin.

“Feronikeli është klubi i vetëm që pasi e kam ndërprerë bashkëpunimin jam paguar për tre muaj radhazi. Feronikeli është klubi më korrekt ku kam punuar deri më tani. Feronikelit i dëshiroj shumë suksese dhe drejtuesve të klubit të cilët janë shumë korrektë. Ata janë fitimtarë edhe nëse nuk dalin kampionë, pasi duhet të jesh shumë korrekt në futboll për të pasur sukses”, ka thënë Munishi në emisionin “Arena” në “Tribuna Channel”. Mushi ka treguar se, përveç Feronikelit, të gjitha klubet e tjera i kanë mbetur borxh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë me dije se…