Munishi: Jemi ekip i fortë, ekip për titull të kampionit

12 dhjetor 2021 | 17:14

Trajneri i Gjilani, Ismet Munishi, beson se skuadra e tij është shumë e fortë dhe e denjë për ta fituar titullin në Superligë këtë sezon, pas fitores 1:0 kundër Ballkanit të dielën.

Gerhard Progni me një gol të jashtëzakonshëm nga largësia ia fitoi Gjilanit derbin ndaj Ballkanit në Suharekë, rivalit të drejtpërdrejt për titull këtë vit.

Kjo fitore nënkupton se Gjilani i Munishit do ta mbyllë pjesën e parë të sezonit 2021/22 në vendin e parë në Superligë dhe do të shkojë në pushim dimëror me një pikë më shumë se Drita dhe dy më shumë se Ballkani në një garë trifrontëshe për titull.

Munishi tha pas ndeshjes se cinizmi dhe përvoja iu ndihmoi kuqebardhëve për ta mposhtur Ballkanin.

“I falënderoj djemtë pasi kemi pasur ndeshje të fortë, kundërshtar të mirë që di të luaj futboll. Janë të gjithë lojtarë të mirë dhe kundërshtar që në momente ka qenë më i mirë se ne. Por ne e kemi shfrytëzuar përvojën e lojtarëve tanë, cinizmin. E kemi njohur kundërshtarin shumë mirë. Cale dhe Torrasa kanë qenë vendimtar te goli i Prognit, që ka qenë një gol spektakolar”, tha Munishi pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Me të vërtet e kanë kuptuar edhe lojtarët strategjinë dhe i përshtatemi çdo kundërshtari për të arritur rezultat pozitiv. Jemi për titull kampion, jemi skuadër shumë e fortë dhe kemi bërë ndeshje shumë të mira”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka nisur procesi i…