Munishi: Ndeshje si Ballkani – Drita duhet të ketë më shumë në futbollin e Kosovës

22 prill 2024 | 09:31

Ismet Munishi vlerësoi lart derbin e zhvilluar të shtunën, mes Ballkanit dhe Dritës, dy skuadrave që po luftojnë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:2.

Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit”, Ismet Munishi, theksoi sërish se sezoni aktual ishte i “bajatshëm”, por lavdëroi lojën e shfaqur në derbin në fjalë.

“Kampionati ishte i bajatshëm deri te kjo ndeshje. Ka 50 shikues ishin nëpër ndeshje. Unë mendoj se duhet të jenë 5-6 mijë shikues në Superligë, në derbi duhet të jenë 10 mijë. Tabela është interesant. Ka garë të fortë për titull, për dalje në Evropë, për mbijetesë e ikje nga barazhi. Vetëm Liria nuk ishte fare në element, ka qenë dështim total”, tha fillimisht trajneri i mirënjohur.

“Infrastruktura dhe referimi lënë për të dëshiruar edhe këtë sezon”, shtoi ai.

“Ishte dashtë që kjo garë, me këtë rivalitet, të ishte e mbushur me tifoz. Ndeshje si Ballkani – Drita duhet të ketë më shumë futbolli i Kosovës. Referimi ishte i mirë, loja ishte shumë e fortë dhe e luftuar. E prishën pas ndeshjes me deklarata, por gjithsesi ndeshja ishte me të gjitha, duhet pasur më shumë këso ndeshje që të shkojmë përpara”, deklaroi Munishi në “Favorit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid mposhti Barcelonën me rezultat 3-2 në Bernabeu. Xavi…