Murati: 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare presin votën e deputetëve të Kuvendit

25 prill 2024 | 13:48

Ministri i Finanacave, Hekuran Murati, ka reaguar për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Murati ka thënë se deri më tani janë 300 milionë euro që po presin të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se këtyre milionave pritet t’i shtohen edhe 90 milionë euro nga marrëveshja me Bankën Botërore.

“Janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend. Së shpejti do të dërgojmë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro. Pra do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit. Përveç marrëveshjeve financiare, ka edhe të tjera si Konventa për Importin e Përkohshëm, marrëveshje për sigurime sociale, apo të tilla si Evropa digjitale, marrëveshje këto të cilat lehtësojnë të bërit biznes e përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi Hernandez është e konfirmuar në krye të Barcelonës edhe…