Murati: 67 për qind e të punësuarve nga ‘Superpuna’ vazhdojnë punën me kontratë të rregullt

02 shkurt 2024 | 12:31

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë me dije se deri më tani përmes platformës Superpuna tregut kosovar të punës i janë shtuar rreth 9 400 të rinj.

Sipas Muratit nga kjo shifër e të punësuarve në kompanitë vendore, 67 për qind kanë vazhduar punën me kontratë të rregullt.

“Gati një vit më herët kur e lansuam platformën synimi ka qenë që përmes kësaj platforme për këto grup mosha të mbështetej punësimi i 10 mijë të rinjve. Tani gati një vit prapa nëse e marrim shifrën deri në fund të muajit dhjetor meqenëse janari ende nuk janë deklaruar të punësuarit i kemi rreth 9 400 të punësuar, e që kur të përfshihet edhe muaji janar synimi përmbushet. Nga ata që kanë përmbushur 6 mujorin janë 67 për qind e atyre që janë punësuar përmes ‘Superpunës’ e kanë vazhduar punën e rregullt. Pa kushtëzim është interesi i punëdhënësit që ta vazhdoj kontratën me punëtorin ne formë të rregullt. Do të vazhdojnë kushtet dhe kriteret e njëjta, mënyra e subvencionimit, kohëzgjatja e të tjera”, është shprehur ai.

Më tutje, Murati ka njoftuar se kur kanë ardhur në mandat, në Kosovë kanë qenë të punësuar vetëm 29 mijë të rinj të grup moshës nën 25 vjet, kur Superpuna ka arritur që këtë numër ta çoj në 62 mijë.

“Ky është një lajm shumë i mirë që platforma ka pasur sukses, dhe si qeveri kemi qenë të saktë me prognozën. Nëse shohim statistikat e fundit kemi dyfishim të numrit të rinjve të punësuarve në tregun e punës nën moshën 25 vjeçare në raport kur e kemi marr mandatin, kanë qenë 29 mijë të rinj duke punuar, kurse tani i kemi rreth 62 mijë të rinj e të reja që kanë marrëdhënie pune, kanë hyr në tregun e punës”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave ka thënë po ashtu se duke e parë suksesin për grupmoshën e parë, ka qenë e padiskutueshme që të vazhdohet me zgjerimin e grupmoshës.

‘Superpuna’, Kurti njofton për zgjerimin e grupmoshës nga 18 deri në 29 vjeç

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…