Murati buxheti i vitit 2023 i plotëson nevojat e qeverisë dhe të qytetarëve

15 dhjetor 2022 | 11:42

Gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023 në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, duke kërkuar nga deputetët që ta mbështesin këtë projektligj, ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është më i larti ndonjë herë në vend, mbi 3.2 miliardë.

Ministri Murati ka thënë se në projektbuxheti 2023 i plotëson nevojat dhe prioritetet e qeverisë dhe nevojat e qytetarëve.

“Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023, është një buxhet më i larti ndonjë herë, e kap vlerën mbi 3.2 miliardë euro ose 3 miliardë e 212 milionë euro, por nëse merren parasysh edhe amendamentet që kanë kaluar në komision, atëherë tejkalon shifrën prej 3 miliardë e 225 milionë euro. Grupi punues ka shqyrtuar amendamentet, kanë qenë kryesisht disa ndryshime që janë bërë për të akomoduar projektet që janë me marrëveshje financiare ndërkombëtare. Ka pasur edhe disa korrigjime të tjera të cilat bashkë me anëtarët e komisionit i kemi trajtuar, ndërsa një pjesë e madhe e amendamenteve nuk janë miratuar. Në tërësi është një buxhet i hartuar, i cili plotëson nevojat dhe prioritetet e qeverisë dhe nevojat e qytetarëve. Ju ftojë edhe një herë që bashkë me amendamentet që ka miratuar komisioni, ta mbështesni këtë projektligj”, ka thënë Murati.

Ndërsa kryetari Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka thënë se komisioni ka shqyrtuar dhe ka vendosur që projektbuxheti të miratohet me amendamente.

“Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar projektligjin për buxhetin 2023 dhe ka vendor që ky projektligj të miratohet me amendamente e propozuara nga Komisioni funksional të miratohet”, është shprehur Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puthja mes Megi Pojanit dhe partneres së saj, Lorit, në…