Murati dhe Hoti përplasën në Kuvendin e Kosovës

26 maj 2022 | 11:41

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti e kanë kundërshtuar njëri-tjetrin sa i përket marrëveshjes me Bankën Botërore për skemat e asistencës sociale.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ministri po kërkon kredi për të mbështetur familjet që janë në asistencë sociale.

“Është hera e parë që një ministër i Financave ia sjell Kuvendit një marrëveshje ndërkombëtare me marrë kredi për asistencë sociale në kushtet kur nuk ka asnjë nevojë. Nuk mundesh me krahasuar vitin 2020 sepse në vitin 2020 ka pasur minus 600 milionë të hyra për shkak të mbylljes nga pandemia. Kur kam qenë kryeministër i kam kërkuar këtij Kuvendi me ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare për hekurudha, për aeroporte e autostrada, këso marrëveshje duhesh me sjell në Kuvend. Kam përshtypjen se mungesa e rezultateve të ka bërë ministër shumë agresiv. Nuk ke qenë kështu, mos me këtë gjuhë të komunikimit”, ka thënë Hoti.

Ndërsa ministri Murati, ka thënë se një marrëveshje të tillë e ka sjellë në Kuvend edhe qeveria e Hoti dhe të njëjtën si opozitë e kanë mbështetur.

“Kur thoni që s’ka pasur asnjëherë (marrëveshje ndërkombëtare për skema sociale) më duhet të ju them që s’është e vërtetë. Në korrik të vitit 2020 është sjellë marrëveshje nga qeveria juaj me Bankën Botërore ku komponenta e parë ka qenë rimbursimi për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për tre muaj në shumë 19 milionë euro, komponenta e dytë ka qenë 10 milionë euro për të vazhduar mbështetjen në asistencë sociale dhe komponenta e tretë ka qenë 17 milionë euro për të mbështetur luftën ndaj pandemisë.  Në këtë foltore si deputet i opozitës kam dalë dhe kam bë thirrje grupit tim parlamentar të LV-së që ta mbështesin atë marrëveshje, si opozitë e kemi bërë, pra marrëveshja ka qenë për skemat e asistencës sociale”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma ka fituar Ligën e Konferencës, pasi e mposhti…