Ja sa para fitoi Roma pas triumfit në Ligën e Konferencës

26 maj 2022 | 11:34

AS Roma ka fituar Ligën e Konferencës, pasi e mposhti skuadrën e Feyenoordit me rezultat 1-0.

Për kualifikimin në grupe Roma ka marrë 2.94 milionë euro dhe më pas 166.000 euro për çdo pikë të fituar. Roma fitoi 13 prej tyre, duke fituar 2.15 milionë euro shtesë.

Ata fituan një bonus prej 650.000 eurosh për vendin e parë në grup, 300.000 të tjera për kalimin e grupit dhe 600.000 euro të tjera për vendosjen në fazën e 16 më të mirëve. Me hyrjen në çerekfinale fitoi një milion shtesë, dy për gjysmëfinalet dhe fitorja e konkursit i solli pesë milionë euro të tjera.

Kështu, Roma fitoi 14.6 milionë euro këtë sezon të Ligës së Konferencës, ku nuk përfshihen një pjesë e të ardhurave nga të drejtat televizive, si dhe bonusi për koeficientin evropian. Roma do t’i marrë këto para më vonë dhe kështu pagesa totale do të rritet në gati 20 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, e ka marrë fjalën…