Murati e Peci prezantojnë buxhetin për vitin 2023 në Podujevë

06 dhjetor 2022 | 23:36

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ai i Bujqësisë, Faton Peci, sot kanë prezantuar buxhetin për vitin 2023 në Podujevë.

Sipas njoftimit të ZKM-së, buxheti për komunën e Podujevës pritet të jetë 27.5 milionë euro.

Komunikata e plotë:

Pas Komunës së Gjakovës, sot, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e prezantuan buxhetin për vitin 2023 në Podujevë.

Para qytetarëve të Podujevës, ministri Murati u shpreh se me buxhetin e vitit 2023,  do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë. Ai tha se në kuadër të tij parashihet që investimet kapitale, si dhe mallrat e shërbimet të arrijnë vlerën 1.3 miliard euro, gjë që pastaj reflektohet në rritje të aktivitetit biznesor si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Tutje, ministri Murati u shpreh se buxheti për komuna në vitin 2023 pritet të jetë për rreth 100 milionë euro më i lartë sesa ai i këtij viti.

Buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2023 pritet të jetë afro 27.5 milionë euro. Në anën e tij, ministri Peci u shpreh se mbështetja ndaj bujqve do të jetë më e madhe se asnjëherë më parë. Ai tha se  mbështetja për bujqit tanë, për herë të parë arrin vlerën prej 87 milionë euro, e që edhe me mbështetjen e fondeve të jashtme pritet ta kalojë shumën totale të 100 milionë eurove. Pas prezantimeve fillestare, ministri Murati së bashku me ministrin Peci patën rastin të bashkëbisedojnë me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve tyre mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës gjatë një pike kontrolli të automjeteve në…