Voziti nën ndikimin e alkoolit, i merret leja për 1 vit e gjobitet me 500 euro

06 dhjetor 2022 | 23:27

Policia e Kosovës gjatë një pike kontrolli të automjeteve në fshatin Topanicë në Kamenicë ka ndaluar një automjet, ku drejtuesi ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit i është marrë patentë shoferi për një vit.

Sipas policisë, të dyshuarit, pasi i është bërë alkootesti, është vërtetuar se i njëjti ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, 1.65 promila.

“Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijimi i Akademisë varet nga vetë klasa akademike dhe faktori…