Murati kërkon nga bizneset kushte më të mira për punëtorët

05 korrik 2023 | 12:26

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas mbledhjes së qeverisë ka folur të mërkurën për mungesën e punëtorëve në Kosovë.

Sipas tij, ka mospërputhje ndërmjet aftësive që kërkojnë bizneset dhe aftësive që i posedojnë të rinjtë.

Ai ka thënë se bizneset s’po krijojnë kushte të mira për punëtorët.

Murati ka thënë se janë duke marrë në vazhdimësi për ta zgjidhur këtë problem.

Ministri Murati ka thënë se qeveria ka mbështetur trajnime apo kurse të IT-së dhe “trajnime të tjera për sa i përket fushave të tjera”.

Madje sipas tij, bizneset e kanë rritur profitin së fundmi, duke shtuar se “duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve”.

“Ka një mospërputhje mes të aftësitë që kërkohen nga tregu i punës dhe të atyre që shumica e të rinjve tanë i kanë. Pra, ka vende pune për programer, mirëpo duhet kohë që të trajnohen dhe të shkollohen programer të rinj me paga të larta. Kemi edhe problemin e mosofrimit të kushteve nga bizneset”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i…