Murati: Ky vendim mund të jetë gjithçka, vetëm interpretim i Kushtetutës nuk është

29 maj 2020 | 00:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga LDK-ja për postin e kryeministrit.

Murati ka thënë se ky vendim mund të jetë gjithçka, vetëm interpretim i Kushtetutës nuk është.

Postimi i plotë i Muratit:

Brenga ime ishte se Gjykata Kushtetuese, për ta akomoduar Presidentin, do të nxirrte aso vendimi që do të rishkruante Kushtetutën, duke caktuar afate të cilat nuk janë në Kushtetute.

Sa gabim paskam qenë.

Me këtë vendim, caktimin e afateve këta e paskan shtuar si kompetence të Presidentit.

Ky vendim mund të jetë gjithçka, vetëm interpretim i Kushtetutës nuk është.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mandatari për kryeministër Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të…