Murati, LDK-së: Lëri kushtëzimet, t’ia fillojmë punës

08 dhjetor 2019 | 16:32

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që të heqë dorë nga kushtëzimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje me postin e presidentit.

Murati e ka quajtur të paqenë problemin e postit të presidentit. Deputeti i Vetëvendosjes, ka thënë se qeveria e re është dashur të formohet para dhjetë ditëve.

“Po hyjmë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar. Që 10 ditë është dashtë tashmë me e pasë Qeverinë e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve të shumta e emergjente që na presin. Por në vend të kësaj, na është imponuar një problem, i paqenë, që pengon formimin e Qeverisë-përcaktimi për postin e presidentit, diçka që ndodhë tek në vitin 2021. Leni kushtëzimet, e t’ja fillojmë punës!”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sot gjatë ditës, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se posti i presidentit nuk i takon Vetëvendosjes dhe se nuk i nënshtrohen në koalicion partisë se Albin Kurtit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti 6.4 ballësh që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit,…