Murati: Mocioni i Vetëvendosjes për ta ndalur keqqeverisjen

10 gusht 2020 | 13:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka folur edhe për inicimin e mocionit të kësaj lëvizje për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se e kanë marrë një iniciativë të tillë për shkak të keqqeverisjes që është duke ndodhur në vendin tonë.

“Është detyrë e jona që ta ndalim të keqen sa më herët që është e mundur, jo për të ardhur në pushtet si qëllim në vete, por që ai pushtet të përdoret për ta rikthyer situatën në kontroll dhe të ndalet degradimi i mëtutjeshëm”, ka thënë Murati, duke e kritikuar qasjen e PDK-së në raport me këtë mocion.

“Para se të dilnim me mocion, PDK-ja në më shumë se një rast ishte shprehur e gatshme ta nënshkruante mocionin. Tani që dolëm me mocion, ndryshoi qëndrimi i tyre. Kjo vetëm e betonon atë që e kemi thënë që nga fillimi, se PDK-ja është opozitë vetëm në letër sepse, në fakt, koordinimi i saj me LDK-në në shumë raste është më i mirë sesa i LDK-së me partnerët zyrtarë të koalicionit”, është shprehur Murati.

Me qeverinë Hoti as që mund të mendohet rimëkëmbja ekonomike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte nga…