Murati: Nëse kufijtë preken me marrëveshje janë në funksion të paqes

17 gusht 2018 | 19:04

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, e ka vlerësuar si mjaft të rrezikshme mundësinë e krijimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe që ka autonomi politike e territoriale.

“Kam frikën se mos kjo zhurmë po bëhet që nëpër derën e vogël të na kalojë një asociacion i komunave me shumicë serbe me autonomi politiko-territoriale për serbët këtu. Ky do të ishte varianti më i keq. Një asociacion i tillë i kombinuar me privilegjet juridike që serbët i kanë në kushtetute, e ata me kushtetutë po na bllokojnë çdo ditë, do të ishte e rrezikshme”, ka deklaruar Murati.

Në lidhje me qëndrimet e presidentit Hashim Thaçi sa i përket dialogut, Murati ka thënë se ka paqartësi terminologjike, ndonëse ekziston edhe ana pozitive ngaqë sipas tij, është shtruar fuqishëm çështja e Kosovës në botë.

Kreu i LB-së gjithashtu ka deklaruar se zbatimi i parimit të njëjtë, të reciprocitetit, sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja më e mirë.

Ai shtoi se ridefinimi i kufijve mund të jetë në funksion të paqes në Ballkan.

“Nëse kufijtë preken me marrëveshje janë në funksion të paqes. Një marrëveshje paqësore e shtron rrugën që nesër Serbia dhe Kosova të kenë raporte normale”, është shprehur Murati në një intervistë në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka reaguar pas përjashtimit nga garat nga ana…