Murati paraqet projektligjin për buxhetin: Na pret situatë emergjente, rishikimin dhe ndryshimet e nevojshme t’i bëjmë më vonë

16 shkurt 2026 | 11:21

Në Kuvendin e Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paraqitur para deputetëve Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026, duke theksuar vonesat procedurale, kufizimet e zgjatjes buxhetore dhe strukturën e përgjithshme të shpenzimeve dhe të hyrave.

Ministri ka nënvizuar se projektligji ishte dorëzuar në afatin ligjor, por nuk kishte hyrë në fuqi për shkak të rrethanave institucionale.

Ai ka thënë i se qeveria e re ka vendosur ta procedojë projektligjin në formën ekzistuese për të zhbllokuar funksionimin buxhetor, ndërsa ndryshimet do të trajtohen në një fazë të mëvonshme.

Sa i përket përmbajtjes së buxhetit për vitin 2026, ministri Murati ka paraqitur strukturën e plotë të shpenzimeve dhe burimet e financimit

“Sa i përket buxhetit në fjalë, është një buxhet ku kufiri i shpenzimit është përafërsisht 4 miliardë euro (ose 3 miliardë e 967 milionë euro)”, ka thënë Murati.

Më tutje, Murati ka thënë se shpenzimet me këtë projektligj ndahen në kategori si vijon:

Paga dhe shtesa: 980 milionë euro.

Mallra dhe shërbime: 545 milionë euro.

Subvencione dhe transfere: 1 miliard e 358 milionë euro.

Shpenzime kapitale: 998.4 milionë euro (prej të cilave 897 milionë nga buxheti i rregullt dhe 100 milionë nga klauzola e investimeve).

Sa i përket burimit të financimeve, të hyrat buxhetore gjithsej janë 3.64 miliardë euro: të hyrat tatimore: 3.26 miliardë euro dhe  të hyrat jo tatimore: 357 milionë euro.

Pjesa e mbetur e deficitit parashihet të financohet përmes huamarrjes ose granteve nga donatorët.

“Përveç këtyre, është paraparë që paga e 13-të të shtohet këtu, Përvoja e punës, që me ligjin e pagave për 15 vitet e para ishte 0.25 për qind për vit, të kthehet në 0.5 për qind në vit për të gjitha vitet. Shtyrja e hyrjes në fuqi të normës progresive për tatimin në pronë, në mënyrë që këtë vit të kemi një ligj të ri në konsultim me komunat, duke qenë se këto të hyra u shkojnë atyre”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis është duke paraqitur deklaratën…