Murati: Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit duke shfrytëzuar kushtetutën tonë

12 prill 2019 | 15:18

Kryetari i Lëvizës për Bashkim(LB), Valon Murati, ka bërë me dije se qëndrimet e presidentit serb për zgjedhjet në veri, janë një lojë që Serbia ka kohë që po e luan.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Serbia me këtë lojë  po tenton deligjitimimin e shtetit të Kosovës duke shfrytëzuar ligjet e kushtetutën tonë.

Sipas tij, veprimet e tilla të Serbisë mund të ndërpriten duke ndryshuar kushtetutën e Kosovës.

Postimi i plot i Muratit:

Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit tonë duke shfrytëzuar ligjet e kushtetutën tonë

Presidenti serb Vuçiq e paska bërë të qartë taktikën serbe për zgjedhjet në veri. Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, t’i fitojë ato, dhe të nesërmen të japin dorëheqje. Kjo është një lojë që Serbia ka kohë që po e luan dhe synojë ta luaj me Kosovën për shkak që korniza e saj kushtetuese dhe ligjore e mundëson këtë. Me mekanizmat dhe instrumentet ligjore dhe kushtetuese të Kosovës ta delegjitimojë dhe defunksionalizojë shtetin e Kosovës sa më shumë. Kjo bëhet e mundshme mbi të gjitha për shkak të Kushtetutës së Kosovës, përvjetorin e së cilës e festuam para disa ditësh. Por kushtetutat e ligjet, nuk janë të përjetshme e as nuk duhet të trajtohen si të ngurta. Kushtetutat e ligjet duhet t’u përshtaten rrethanave shoqërore dhe vullnetit të qytetarëve. Kur kushtetuta është në shpërputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve, ndryshohet kushtetuta e jo qytetarët. Kështu, ne kemi nevojë që duke mos qenë të ngurtë e mendjeshkurtër, të kuptojmë nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj i graduar edhe…