Murati takon sipërmarrësin e njohur izraelit, flasin për bashkëpunimin me bizneset izraelite

11 janar 2024 | 15:37

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mbajtur të enjten një takim me sipërmarrësin e njohur, Eyal Waldman, themelues i kompanisë Waldo Holdings dhe ish-kryeshef ekzekutiv i kompanisë Mellanox, biznese këto me prani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëri të Bashkuar dhe Izrael.

Ministria e Financave ka njoftuar se në këtë takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit, me theks të veçantë tek eksperienca shumëvjeçare e Waldmanit në fushat e inovacionit dhe teknologjisë informative.

Ministri Murati e njoftoi Waldmanin për përparimin e Kosovës në fushën e teknologjisë dhe me kushtet e të bërit biznes që ofron vendi.

Gjithashtu, Murati shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me bizneset izraelite në projekte të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.

Nga ana e tij, sipërmarrësi Waldman njoftoi ministrin Murati mbi punën e kompanisë së tij si dhe potencialin për të investuar në Kosovë për të shfrytëzuar potencialin ekonomik që ofron vendi.

Në tetor të vitit 2023, ministri Murati u takua me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ku mes tjerash ftoi bizneset izraelite të investojnë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të enjten në…