Muriqi do t’i ketë ‘kreditet’ e fundit te Lazio

15 prill 2021 | 16:50

Përvoja e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi në Lazio, deri tash ka qenë zhgënjyese. Sulmuesi “dardan” nuk ka arritur të ambientohet në klubin italian dhe në Serinë A.

Deri tash 27-vjeçari i ka realizuar vetëm dy gola, që të dy kundër Atalantas, në Kupë dhe në kampionat. Pra, ky është një bilanc negativ duke e pasur parasysh e “Biancocelesti” kanë pritur shumë më tepër nga ai. Pavarësisht prej mungesës së golave, trajneri Simone Inzaghi vazhdon të besojë te përfaqësuesi i Kosovës. Mirëpo, duket se ish-futbollisti i Fenerbahçes i ka kreditet e fundit në fanellën e kaltër. Sipas mediave italiane, prizrenasit do t’i jepen edhe disa raste para përfundimit të sezonit. Dhe, nëse nuk e tregon veten, mund të largohet nga kryeqyteti italian.

Të dielën që shkoi Muriqi luajti 22 minuta në Verona, ndërsa ndaj Beneventos këtë fundjavë ai mund ta ketë një tjetër mundësi. Immobile e Correa janë favoritë, por trajneri Inzaghi mund t’i pushojë ata duke e pasur parasysh që Lazio do të luajë më pas me Napolin e Milanin.

Në këtë fazë finale të sezonit, Muriqi duhet ta shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen. Shpërthimi i tij duhet të vijë që nga ndeshja me Beneventon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka…