Lajçaku tregon se për çfarë biseduan me zëvendëskryeministrin Bislimi

15 prill 2021 | 16:47

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka biseduar të enjten me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se janë pajtuar me Bislimin që të vazhdojnë bisedën së shpejti.

“Sot pata një video-konferencë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër për integrim evropian, zhvillim dhe dialog. Ne u pajtuam që të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka vlerësuar…