Riaktualizimi i projekteve të ndarjes së Kosovës, rrezik për paqen rajonale

15 prill 2021 | 16:35

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka vlerësuar se riaktualizimi i projekteve të ndarjes së Kosovës janë të rrezikshme për paqen dhe sigurinë rajonale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qarkullimi i hartave për ndarje të re të kufijve në Ballkanin Perëndimor e ka burimin në kuzhinat ekspansioniste serbe.

Ai ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të dënojnë përmbajtjen e rrezikshme të kësaj tendence.

 

Postimi i plotë i Sherifit:

Riaktualizimi i projekteve të ndarjes së Kosovës, rrezik për paqen dhe sigurinë rajonale!

Qarkullimi i hartave për ndarje të re të kufijve në Ballkanin Perëndimor e ka burimin në kuzhinat ekspansioniste serbe dhe ato të përhapjes së ndikimit rus në këtë pjesë të Evropës. Për Nismën Socialdemokrate publikimi i projekteve të kësaj natyre është rrezik për paqen dhe sigurinë rajonale, e cila është e ambalazhuar në atë formë që ka për synim të përgatis opinionin publik për gjoja stabilizimin e rajonit duke kënaqur apetit pushtuese të Serbisë.

Kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të dënojnë përmbajtjen e rrezikshme të kësaj tendence që nuk është asgjë tjetër pos paralajmërim i luftërave të reja në Ballkan. Ftojmë Presidenten e Kosovës, Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë ata që rrezikun nga ndarja e Kosovës e bënë kauzë të tyre politike të japin përgjigje të qartë kundër këtij rreziku!

May be an image of tekst

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori dhe filozofi Blerim Latifi ka reaguar rreth fjalimit që…