Muriqi gjithnjë e me afër rikthimit në Fenerbahçe

26 nëntor 2021 | 10:41

Vedat Muriqi nuk e ka bindur Lazion, andaj drejtuesit e klubit janë gati që ta shesin. Zërat nga Turqia kanë vazhduar prej disa muajsh, të fundit raportojnë një hap të mundshëm përpara te Fenerbahçe.

Sipas portalit “Bursahakiyet”, klubi turk ka kontaktuar me Lazion për ta rikthyer reprezentuesin e Kosovës në Stamboll. Te bardhekaltrit nuk e ka siguruar dot formacionin, ndaj pas një viti e gjysmë mund të jetë koha për të thënë lamtumirë.

Lazio, sipas lajmeve nga Turqia, do të ishte gati ta shiste Muriqin. Në rast se nuk shfaqet asnjë blerës në “Formello”, do të shqyrtohet opsioni i huazimit. Gjithsesi, dëshira e presidentit Lotito është shitja e përhershme. Vlera e tregut, deri më sot, do të ishte rreth 8 milionë euro. Një shifër shumë larg asaj të paguar Lazios në verën e vitit 2020 për ta marrë në Romë (rreth 20 milionë euro).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i xhudos Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi janë…