Muriqi kërkon shpëtimin nga Guardiola

28 dhjetor 2019 | 12:17

Arijanet Muriqi u kthye në protagonist te Manchester City sa iu përket ndeshjeve në Kupë, duke bërë që emri i portierit të Kosovës të përmendej shumë nga mediat angleze.

Por, sigurisht se ishte e vështirë për ta zënë vendin e titullarit te “qytetarët”. Për këtë arsye u mendua huazimi te Notingam Foresti, që luan në “Championship”.

Atje u mendua se Muriqi do të kishte vendin e titullarit, gjë kjo e cila ndodhi vetëm në ndeshjet e para. Së fundmi lojtari nuk është përfshirë as në futbollistët e grumbulluar, pa pasur asnjë shqetësim fizik. “Është vetëm një vendim i ynë, asgjë tjetër”, u shpreh trajneri Lamouchi, që në këtë mënyrë e zhvlerëson Arijanet Muriqin. Në këto kushte ky i fundit pret thirrjen e Guardiolës në muajin janar, pasi situata është vërtet e keqe për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e…