Muriqi: Më duhej ky gol ndaj Barçës, tani nuk ndalem

27 shtator 2023 | 12:33

Fillimi i sezonit nuk ka qenë shumë i mirë për Vedat Muriqin. Ai e ka nisur me dy penallti të humbura, por në takimet e fundit, të gjithë kanë nisur të shohin Muriqin më të mirë, atë të sezonit të kaluar.

Pas golit në fundjavë (me penallti), ai ka qenë protagonist absolut në barazimin 2-2 të Majorkës kundër Barcelonës të martën në mbrëmje. Sulmuesi nga Kosova ka shënuar një gol dhe ka dhënë asistim për golin e Prats, duke qenë kështu lojtari më i mirë i ndeshjes. “Ne vinim nga një humbje e shëmtuar dhe duhej t’i rregullonim gjërat, duhej të reagonim. Luanim kundër një ekipi të madh, por kur luftoni dhe luftoni, edhe fati vjen. Unë mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë”, ka thënë Muriqi.

Mes të tjerave, Muriqi ka folur edhe për golin, duke e pranuar se është çliruar pas një ngërçi në nisje të sezonit. “Ne e dinim se ata janë shumë të mirë me topin. Mendoj se po të kishim qenë më të kujdesshëm mund t’i kishim bërë më shumë dëme Barcelonës. Gjithsesi, një pikë ndaj tyre nuk është keq. Të mos të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit. Edhe vetë jam i kënaqur me punën time. Unë jam një sulmues dhe kur nuk shënon, nervozohesh. Më duhej kjo ndeshje, më duhej kjo paraqitje, ky gol. Kështu është një sulmues, kur shënon një, zakonisht vijnë edhe të tjerët”, ka deklaruar Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në sistemin e…