Murray: Kam pak shanse që të luaj në Wimbledon

21 maj 2019 | 15:31

Ish-numri 1 në botë për meshkuj në tenis, Andy Murray ka deklaruar sot se gradualisht po rikthehet në formë, teksa vijon stërvitjen. Gjithsesi, 32-vjeçari britanik mendon se nuk do të jetë në gjendje që të luajë në grand slam-in e shtëpisë, atë të Wimbledon (1-14 korrik).

Në janar, Murray, fitues i 3 grand slam në karrierë, u shpreh se mund të tërhiqet nga sporti pas turneut të Wimbledon. Megjithatë, pas operacionit dhe trajtimit të kujdesshëm që po i bën problemeve të shpinës, Murray shpreson se karriera e tij mund të ketë sërish kuptim.

“Mendoj se kam shumë pak shanse që të jem në Wimbledon apo të luaj ndonjë ndeshje në fushat me bar këtë sezon. Ndoshta luaj në lojën dyshe, pasi nuk jam ende gati për lojën teke. Jam më mirë fizikisht, por ende nuk kam atë ndjesi se jam në formën e duhur për të luajtur në Wimbledon”, ka thënë Murray.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Fluidi është duke marrë pjesë në panairin vjetorë më…