Murray tërhiqet nga Wimbledoni

03 korrik 2018 | 12:39

Andy Murray i bashkohet listës së mungesave të mëdha në turneun Wimbledon.

Tenisti britanik do të ndeshej në raundin e parë me zviceranin Stan Wawrinka, por vendosi të tërhiqej pasi nuk ndihej në kushtet e duhura fizike.

“Kam marrë vendimin të mos jem pjesë e Wimbledonit. Kam bërë shumë progres javët e fundit, por ndiej që nuk jam gati për të luajtur ndeshje që zgjasin pesë sete. Do ta nis stërvitjen për të qenë i gatshëm në US Open”, ka shkruar tenisti i famshëm në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 16:00 zhvillohet ndeshja e 1/8 së finales në…