Murtezaj: Për shkak të ekonomisë jo formale, rreth 2 miliardë euro nuk kalojnë nëpër rrugë të ligjshme (Video)

12 mars 2019 | 14:48

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore (ATK), Ilir Murtezaj, në një intervistë për Emisionin “Ekonomi” në “Telegrafi.com”, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për planet e tij institucionit që e udhëheq, për luftimin e informalitetit në ekonomi si dhe rritjen e inkasimit të të hyrave për buxhetin e shtetit.
Murtezaj ka treguar për sektorët në të cilët ka më së shumti informalitet .

“Synimet tona do të fokusohen në ngritjen profesionale të stafit, pastaj luftimin e ekonomisë informale, një dukuri e theksuar edhe nga matjet e fundit tregon se kemi nivel mbi 30 për qind të ekonomisë së zezë dhe rreth 28 të ekonomisë së hirtë, ku kjo pjesa e ekonomisë së hirtë është pjesë e përgjegjësisë së ATK-së që ta luftoj këtë dukuri”, u shpreh ai.

Drejtoi i ri i ATK-së, Ilir Murtezaj tregon planet si dhe luftën kundër ekonomisë joformale

Drejtoi i ri i ATK-së, Ilir Murtezaj tregon planet si dhe luftën kundër ekonomisë joformale

Gepostet von Telegrafi.com am Dienstag, 12. März 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientin e Institutit Albanologjik është përuruar libri për Lëvizjen…