Mushkolaj: Hipokritë, greva mund të ndalet me një telefonatë

28 shtator 2022 | 15:53

Analisti Imer Mushkolaj, të mërkurën përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të SBAShK-ut.

Mushkolaj, ka ironizuar me konsultimet e Rrahman Jasharajt me anëtarësinë. Sipas tij greva mund të ndalet me një telefonatë nëse i bën konsultimet ashtu siç i ka bërë pas takimit me kryeministrin Kurti.

“Masi u taku me Albinin, Rrahmani menjëherë ‘u konsultua me anëtarësinë’ dhe iu tha gazetarëve se greva vazhdon. Tash, për propozimin për ndërprerjen e grevës, SBASHK-u i paska dhënë kohë anëtarësisë për të vendosur. Pse nuk po i kryen Rrahmani ‘konsultimet’ si atë ditë, me një telefonatë dhe me e ndërpre grevën?”, ka shkruar ai.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se, Këshilli Grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë duke vazhduar…