Muslija flet si futbollist i Kosovës

22 qershor 2019 | 00:13

Fjalët e tij të para si “Dardan” i ka dhënë edhe Florent Muslija.

“Jam i lumtur që sot i bashkohem ‘Dardanëve’ dhe do të jap më të mirën time për të arritur maksimumin e rezultateve me ekipin kombëtar. I falënderoj të gjithë, Besin, Fekmin dhe drejtuesit e FFK-në, por edhe familjen time që më kanë përkrahur”, ka thënë ai.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2022, derisa në edicionin e kaluar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Florenti ka qenë pjesë e Kombëtares U20 të Gjermanisë dhe ka shënuar një gol në pesë ndeshje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i talentuar, Florent Muslija, është lojtari i radhës që…