Musliu i reagon deputetes Fejza: Në Kosovë nuk ka femicid

09 mars 2023 | 12:08

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e cila sot në seancën e Kuvendit ka kërkuar që të ndalet femicidi në Kosovë.

Musliu i ka thënë deputetes Fejza se në Kosovë nuk ka femicid.

“Për disa që për t‘u dukur interesant po përdorin terminologji të huaj. Këtë e bëri edhe një deputete e shumicës parlamentare sot në Kuvend. Femicid-Feminicid-Ginicid përshkruan vrasjen e grave. Motivi kryesor për këto vrasje është urrejtja ndaj grave. Në Kosovë nuk ka femicid. Kujt po i konvenon që në emër të një feminizmi selektiv dhe agresiv të krijoi imazh te tillë për shoqërinë tonë? A jam unë për të drejta të barabarta, po. Për drejtësi efektive, po. Për feminizëm të shpifur, jo”, ka thënë Musliu, duke kërkuar që të ketë kujdes me fjalën publike.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte për atë çka thuhet në kuvend. Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave. Të jemi të kujdesshëm sepse fjala publike ka peshë”, ka thënë ajo.

Me deputeten Fejza është pajtuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kritikuar deputeten Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, ka publikimin e raportit…