Musliu: Komisioni ka vullnet për shkarkimin e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së

12 shtator 2018 | 14:20

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë vullnet unik për të kërkuar shkarkimin e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, Shkëlzen Sopjani pas vrasjes që ndodhi në këtë institucion javën që shkoi.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu pas raportimit të inspektorit Sopjani sot para anëtarëve të këtij komisioni.

Sipas saj, Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së është i vendosur të kërkojë llogari të plotë nga përgjegjësit e rastit për vrasjen e ndodhur ditë më parë brenda këtij institucioni.

Javën e ardhshme para këtij komisioni është ftuar të raportojë për këtë vrasje, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.
Duke mos dashur të lëshohet në detaje, deputetja Musliu e ka konfirmuar se arma e përdorur për vrasjen ka qenë pa leje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor…