Musliu, Kurtit: ‘Hajna, hajna, hajna’! Qytetarët jonë lodhur, fol konkretisht

27 maj 2021 | 17:14

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.

Musliu i ka thënë  Kurti të tregonte se për çfarë konkretisht bëhet fjalë dhe kush çfarë ka vjedhur.

“Hajna, hajna, hajna, qytetarët jonë lodhur. Fol konkretisht. Po përmend shitjen e fabrikave. Ky bord që po e shkarkon. Ju e dini që nga marsi i vitit 2020 këta e kanë çdo aktivitet nga Qeveria Kurti. Pyetja është shumë e thjeshtë, për neve si deputetë dhe bordin në fjalë. Për çka e bën përgjegjës këtë bord? Për cilat shitje, privatizim dhe për çfarë hajnie?”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adil Bushi shpall te pavlefshme deftesat e KL 10,11,12 dhe…