Musliu refuzon dhuratën e Kurtit për fundvit (video)

20 dhjetor 2023 | 11:08

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka refuzuar një dhuratë për fundvit nga kryeministri Albin Kurti.

Në një “video” të publikuar në “Facebook”, Musliu ka thënë se Kurti e ka shndërruar rolin e kryeministrit në babadimër.

Ajo ka akuzuar Kurtin se i ka lënë pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Albin Kurti i cili rolin e kryeministrit e ka shndërruar në babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tentojë të poshtërojë e denigrojë deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhurojë dhurata për vitin e ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuratën”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) zhvillohet derbi i madh i Superligës së…