Musliu-Shoshi: Albin, vetëm dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni

17 maj 2023 | 15:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialog rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se vetëm dorëheqja mund ta shpëtojë kryeministrin Albin Kurtin nga asociacioni.

“Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni! Marrë parasysh faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion pa kompetenca ekzekutive, pa u shndërruar në pushtet të tretë, pa cenuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtur kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës. Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë!”, ka shkruar Musliu – Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane, Joao Cancelo, Thomas Muller dhe tani Joshua Kimmich.…