Musliu-Shoshi: Aleatët duan garanci nga Qeveria e Kosovës për themelimin e Asociacionit

16 prill 2024 | 15:18

Deputetja e PDK-së-së, Ariana Musliu-Shoshi është shprehur optimist për votimin e sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo ka bërë me dije se raporti i Dora Bakojanis pritet të kalojë pa ndonjë problem.

Megjithatë, ajo nuk ka shprehur të njëjtën siguri për votimin në Komitetin e Ministrave, që pritet të ndodhë në muajin e kaluar.

Ajo ka thënë se shtetet mike duan një garanci e nga Qeveria e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit.

“Fillimisht dua të jem e qartë që në Asamble të Këshillit ky nuk është kushti i kërkuar sepse me angazhimin e lobimin tonë si deputetë kemi arritur që të i bindim deputetët që kjo është çështje e dialogut. Sidoqoftë, shtet mike duan një garanci e përkushtim të Qeverisë së Kosovës drejt themelimit të Asociacionit dhe cili do të jetë versioni që do t`i bind aleatët tanë mbetet të shihet!”, ka thënë Musliu-Shoshi për “Nacionale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frank Lampard refuzon propozimin e Federatës së Futbollit të Kanadasë…