Musliu-Shoshi e PDK-së për deputetët e LV-së: Vetë propozojnë amendament, vetë votojnë kundër

14 dhjetor 2023 | 14:00

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë votuar amendamentet që i janë propozuar nga vet ata.

Musliu-Shoshi e ka parë si gjendje mjerimi këtë veprim.

“Mjerim miq, mjerim… Në seancën më të rëndësishme të vitit ndodhë edhe kjo! Vetë propozojnë amendament, vete votojnë kundër tij”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania më e madhe turistike në Kosovë “Sharr Travel” gjatë…