Musliu thotë se Haxhi Avdyli ka nevojë për psikiatër

22 qershor 2022 | 08:16

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se deputeti Haxhi Avdyli ka nevojë për psikiatër.

Avdyli e kishte quajtur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, zëdhënës të Vuçiqit. Musliu thotë se kushdo që e don Kosovën nuk e thotë një gjë të tillë.

“Haxhi Avdyli ka nevojë për psikiatër. Kosova nuk ka nevojë të frikësohet nga Edi Rama, por nga soji i Haxhi Avdylit”, tha ajo.

“Ai që i thotë Ramës Vuciq, ka nevojë për psikiatër. Një njeri që e don Kosovën nuk e thotë një gjë të tillë”, shtoi Musliu në emisionin DPT te Fidani në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dje janë…