Mustafa: Ardhja e Ramës në Prapashticë, shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua

30 qershor 2020 | 13:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur pas takimit që zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Mustafa ka thënë se me Ramën kanë biseduar për temat aktuale në vendin tonë, raporton “Epoka e re”.

Më tutje, ai ka thënë se ardhja e kryeministrit Rama në Prapashticë, ku edhe po qëndron ai është nder i veçantë për të dhe familjen e tij.

“Kisha nderin të takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aktakuzave të ngrituara nga Prokurori Special me seli në…