Mustafa: Arzana u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore

13 nëntor 2019 | 17:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të regjisores Arzana Kraja.

Me këtë rast, Mustafa ka ngushëlluar familjen Kraja për vdekjen e Arzanës. Ai ka thënë se Arzana është ndarë nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore.

“E nderuara familje Kraja, me dhimbje te madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës tuaj, regjisores tonë të re e të mirënjohur, Arzana Kraja. Arzana u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore si pjesëtare e një brezi të ri e shumë të suksesshëm të Kosovës. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës juve si dhe bashkëpunëtorëve të Arzanës dhe komunitetit kulturor të Kosovës ju shprehi ngushëllimet më të thella”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi nuk…