Mustafa: Ata që penguan liberalizimin e vizave janë tash në krye të shtetit

24 qershor 2022 | 12:00

Ish kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se liberalizimi i ishte garantuar Kosovës në vitin 2016, por sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje  si opozitë e patën shtyrë këtë proces.

Ai ka thënë se njerëzit që kanë penguar liberalizimin atëherë, sot janë në krye të shtetit.

Mustafa ka bërë me dije se i ishte bërë ofertë që Kosova të bëjë ratifikimin e marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi në vitin 2016 dhe i ishte garantuar që do të procedohet në shtetet e BE-së që ato të japin dritën e gjelbër, sepse siç është shprehur ai ka ekzistuar një vullnet në atë kohë dhe madje “as Holanda as Franca nuk kanë qenë kundër liberalizimit”.

Mustafa ka thënë se i ishte tërhequr vërejtja se nëse nuk bëhet tani në vitin 2016 ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin nuk mund të pritet më tutje përkrahje nga shtetet e veçanta për liberalizimin.

“Kjo nuk ndodhi sepse jo vetëm nga sabotimi i opozitës, por dhe 7 a 8 deputetë të LDK-së kundërshtuan që të votojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin. Po të njëjtit ku Haradinaj ishte kryeministër e votuan, por atëherë u bë vonë”, ka thënë ai për “ATV”-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi sot e feston ditëlindjen e 35-të të tij.…