Mustafa del pozitiv me Covid-19

10 korrik 2020 | 14:37

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se përveç plogështisë nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, ka shkruar Mustafa.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kemi 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga…