Mustafa dhe zëvendësambasadori çek diskutojnë për fushën e sigurisë

15 maj 16:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur të mërkurën në takim zëvendësambasadorin e republikës çeke, Dushan Kralik, dhe Atasheun Policor pranë Ambasadës së republikës çeke në Tiranë, Adriatik Shino.

Në këtë takim, ministri Mustafa ka prezantuar të arriturat në fushën e sigurisë si dhe mbi punët që do të pasojnë në të ardhmen.

Gjithashtu, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm policor ndërmjet dy vendeve, u diskutua lidhur me marrëveshjet e reja që do të forcojnë bashkëpunimin edhe më tutje si dhe për njohjen reciproke të patentshoferëve.

Delegacioni i republikës çeke ka premtuar angazhimin për Kosovën sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, e gjithashtu edhe lidhur me aplikimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka shprehur…