Mustafa flet për rizgjedhjen në krye të PDK-së në Gjilan

25 prill 2019 | 11:08

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, është rizgjedhur ditë më parë kryetar i PDK-së në këtë qytet.

Ai ka thënë se në Degën e PDK-së në Gjilan ka pasur tendencë që të ketë pronar të saj.

“Në degë ka pasur probleme dhe një rënie të përhershme, dikush ka pasur tendencë që të jetë pronar i saj. Tendencë kjo që ka vazhduar edhe gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Mustafa në “Sytë 7” në “Klan Kosova”.

“Në anën tjetër ishte një tabor shumë i madh i cili u pa edhe në votën e Kuvendit të Degës që donte ndryshime – jo të pakta, por rrënjësore të situatës në degë”.

“Konkurrenca është e mirë. Kryetari është më me vlerë atje ku kandidatët kanë konkurrencë, sesa aty ku zgjidhen me aklamacion. Të dyja janë demokratike, por konkurrenca bien vlerë ma të shtuar”, ka thënë Mustafa.

Me tutje, Mustafa ka folur edhe për aktakuzën e ngritur ndaj tij më 2016. E njëjta lëndë është kthyer në pikën zero nga Gjykata e Apelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian…