Mustafa i kundërpërgjigjet Lekajt: Opozita nuk është duke u tallur me qytetarët

07 korrik 2019 | 15:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës se ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se opozita është duke u tallur me qytetarët dhe se nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ministri Lekaj e ka gjetur të merret me opozitën në kohën kur 20 zyrtarë të ministrisë që drejton janë duke u gjykuar për korrupsion.

“Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita. Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëpër rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet”, ka shkruar Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se…